75 Mall Live Search
18:10 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / Blerim

Morina tregon planet e Arbërisë për këtë merkato: Do të përforcohemi në sulm!

Skuadra e Arbërisë ishte befasia më e madhe e këtij gjysmën-sezoni në Superligën e Kosovës.

Këtë pjesë të parë, Arbëria arriti të kap vendin e gjashtë me 21 pikë të grumbulluara, ku edhe treguan një lojë të fortë, pasi befasuan edhe skuadrat si Gjilanin, Dritën, Feronikelin e Prishtinën, shkruan IndeksOnline

Por sa do të jetë e gatshme skuadra simpatike nga Dobraja e Lipjani, që të vazhdojë pjesën e dytë të sezonit me sukses? IndeksOnline ka biseduar me trajnerit e këtij ekipi, Arbnor Morinën.

Ai tha se në këtë merkato më shumë do të fokusohen te sulmi.

“Si në secilin afat kalimtar edhe në këtë klubi jonë mendon për përforcime. Ne jemi në bisedime me disa futbollistë dhe drejtori sportiv po merret me këtë punë”, tha fillimisht tekniku.

“Do të jemi të fokusuar më tepër në repartin e sulmit, por edhe në të tjera nëse është e mundu, pasi kemi lojtarë që po kërkohen nga klubet e tjera dhe ne duhet t’i zëvendësojmë ata”, u shpreh Morina.