75 Mall Live Search
16:07 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Morina tregon si po ecën programi online i stërvitjeve të Flamurtarit

Përhapja e ‘Covid19’ në gjithë botën, por edhe në Evropë, ka bërë që pothuajse gjitha aktivitetet sportive në botë, por edhe në Kosovë të ndalën.

Edhe futbolli kosovar, ka hyrë në javën e dytë të pezullimit, e ku futbollistët po e ‘vuajnë’ më së shumti, pasi iu mungon stërvitja në grup.

E programi online i Flamurtarit për stërvitje në grup, që kanë bërë së fundi, sipas drejtorit sportiv të ekipit, Arbnor Morina po shkon për mrekulli.

Sipas tij, futbollistët nuk janë të obliguar që në një kohë të caktuar t’i kryejnë stërvitjet, por iu është lënë sipas dëshirës së tyre.

“Në programin që kemi bërë, regjistrohen të gjitha aktivitetet e futbollistëve, dhe kjo po shkon mirë. Ndërsa futbollistët kanë të drejt që jo më shumë se dy veta të stërviten së bashku, por njëkohësisht duke respektuar distancën e paraparë në bazë të udhëzimeve”, tha fillimisht Morina për Olle.

Tutje, Morina i pyetur për mundësin e mos fillimit të kampionatit deri në fund të muajt prill, ai tha se për këtë gjë ende nuk është njoftuar.

“Nuk e di për këtë gjë, ende nuk kemi ndonjë informacion nga FFK apo UEFA. I vetmi informacion që kemi është se kampionati duhet të përfundoj deri me 21 qershor”, përfundoj Morina.