Morina vulos koalicionin e PSHDK-LVV-së, Guxo-s dhe Alternativës: Hyjmë më të bashkuar drejt fitores!
Kryetari i PSHDK-së, Zef Morina, ka bërë të ditur se sot është zyrtarizuar koalicioni ndërmjet PSHDK-së, Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo-s dhe Alternativës për zgjedhjet e 7 qershorit 2026.
Sipas njoftimit, ky bashkim konsiderohet dëshmi e përkushtimit për punë, zhvillim dhe fitore të përbashkët.
“Pas besimit të madh qytetar më 28 dhjetor 2025, kësaj radhe hyjmë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për një fitore edhe më të madhe”, thuhet në komunikatë.
Nga PSHDK-ja theksojnë se koalicioni synon vazhdimin e projekteve zhvillimore dhe forcimin e bashkëpunimit politik në shërbim të qytetarëve.
Qendra për informim – PSHDK.

