75 Mall Live Search
12:15 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / Blerim

Morina zbulon pak nga formacioni i Kosovës ndaj Suedisë: Lufta do të jetë në mesfushë!

Kosova nesër do të ketë një ndeshje shumë të vështirë.

‘Dardanët’ e presin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Suedinë për të zhvilluar takimin parakualifikues për Kupën e Botës, Katar 2022, shkruan IndeksOnline

Trajneri Challandes do të mundohet të futet me formacionin më të mirë të mundshëm në këtë përballje.

E për të njohur më shumë se si duhet të shkojë kjo ndeshje, IndeksOnline ka biseduar me trajnerin e klubit Arbëria, Arbnor Morinën.

Morina, e cilëson këtë ndeshje si të vështirë, pasi thotë se suedezët janë të perfeksionuar.

“Ndeshje shumë e vështirë, sepse përballe kemi suedezët e perfeksionuar”, tha fillimisht tekniku kosovar.

Ai gjithashtu tha se Ibrahimovic i vetëm nuk mund të ketë ndikim pa ndihmën e lojës kolektive që e zhvillon Suedia.

“Nuk është vetëm Ibrahimovic, por shumë individ të cilët janë shumë të përkushtuar për lojë kolektive”, vazhdoi ai.

Tekniku i Arbërisë nuk tregoi një plan të formacionit me të cilin mund të paraqitet Kosova nesër, por tha se ‘çalon’ në mbrojtje.

“Ekipin më së miri e din ta zgjedh selektori, por sipas meje lufta kryesor do të jetë në mesfushë. Ndërsa, mendoj se në mbrojtje jemi më inferior”, tha Morina.

Kujtojmë se Kosovën e pret edhe një ndeshje e vështirë ajo ndaj Spanjës me 31 mars në Sevilje./IndeksOnline/