75 Mall Live Search
22:04 / E Premte, 09 Janar 2026 / Gj Sh

Moroko fiton përballjen me Kamerunin dhe prek gjysëmfinalen e Kupës së Afrikës

Maroko po shkon drejt objektivit kryesor, në Kupën e Afrikës.

Kombëtarja marokene ka mposhtur sonte Kamerunin, me rezultat 2-0 dhe ka kaluar në gjysëmfinale, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti i Real Madridit, Brahim Diaz i cili po kalon një form fantastike, shënoi golin e epërsisë në minutën e 26-të.

Golin e sigurisë e shënoi Ismael Saibari në minutën e 74-të.

Në gjysëmfinale, Maroko e pret fituesin e ndeshjes Algjeria – Nigeria, e cila zhvillohet të shtunen./IndeksOnline/