Morri karton të kuq ndaj Bayernit, Camavinga kërkon falje
Eduardo Camavinga ishte fytyra tragjike e Real Madridit, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League, ndaj Bayern Munich.
Mesfushori francez u ndeshkua me karton të kuq, kur skuadra madrilene ishte duke fituar me rezultat 2-1, e pastaj ”bavarezët”, përmbysën rezultatin dhe aluan në gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline.
Një ditë më pas, Camavinga ka kërkuar falje duke marrë përgjegjësinë për gabimin e bërë0
“Më vjen keq, madridistë…
Marr përgjegjësinë për pjesën time. Dua t’i kërkoj falje ekipit dhe madridistëve. Faleminderit për mbështetjen. Hala Madrid.”, ka shkruar Camavinga në profilin e tij zyrtar./IndeksOnline/

