75 Mall Live Search
14:33 / E Martë, 17 Tetor 2023 / S Z

Mosdekretimi i kryeprokurorit, Musliu-Shoshi: Si mund të flas Vjosa ndryshe nga Albini!

Presidentja e Republikës së Kosovës  Vjosa Osmani nuk e ka dekretuar kryeprokurorin, Blerim Isufajn.

Ajo ka përmendur një raport 18 faqesh që pretendon për disa shkelje.

 E lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhet e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka thënë se presidentja Vjosa Osmani nuk mund të flas ndryshe nga kryeministri Albin Kurti, i cili në foltore të Kuvendit ka pohuar se kryeprokurori nuk mund të dekretohet pa bekimin e  tij.  

“Albini në foltore të kuvendit pat thënë që pa bekimin tim, të Kryeparlamentarit e Presidentes, Kryeprokurori NUK dekretohet. E ditur qoftë, si mund Vjosa të flas ndryshe nga Albini! ASNJËHERË, në asnjë proces e as në këtë rast”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.