07:55 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mos bëni këto veprime, nëse doni një lidhje të mirë dashurie

Fshehja e së shkuarës
Nëse do të jesh “cool girl”, kush mund të shqetësohet nëse del çdo fundjavë me një djalë tjetër? Por nëse nuk i jepni njëri-tjetrit hapësirën e nevojshme, është mirë të flisni. Është e vetmja mënyrë që do ta bëjë të lumtur dhe të qëndrueshme marrëdhënien tuaj.

Të fokusuar në gjërat personale
A flet ai vazhdimisht për punën, për ambiciet e tij apo për gjithçka kërkon të arrijë në karrierë? A kalon shumë kohë me shokët fundjavave? Të njëjtën gjë bën edhe ti? Nëse fokusoheni më shumë në gjërat personale, puna, karriera, miqtë etj., marrëdhënia ka shumë gjasa të mos funksionojë. Jepi shanse atij dhe vetes që të kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin.

Të shqetësuar vazhdimisht për mendimet e miqve
Mos lejo që opinionet e miqve për punën, personalitetin, look-un apo influencën në shoqëri të bëhen të tepërta për ty dhe të dashurin. Dëgjoji këshillat e miqve, por beso në ndjenjat e vërteta të tij dhe në ndjenjat e tua.

Përshkrimi vetëm me një shprehje “nuk është tipi im”.
Mos lejo që këto fjalë të dalin nga goja, nëse je në lidhje online ose sapo ke filluar të frekuentohesh.

Të presësh për mesazhet dhe telefonatat e tij
Mjaft prite që të çojë gjithmonë ai mesazhe i pari. Mund të jesh edhe ti iniciatorja.
Përfshirja e të tjerëve në marrëdhënien tuaj.

A u fejua shoqja jote e ngushtë? Po të pyesin se kur i dashuri do të takojë prindërit? Mos u shqetëso më për këto dhe as mos i përfshi mikeshat në gjërat personale. Madje, as mos ia trego atij çfarë mendojnë ato për marrëdhënien tuaj.

Të shtysh intimitetin
Jeta dinamike e të gjithëve është një nga justifikimet më të përdorshme në ditët tona. Por koha e shtratit është po ashtu e shenjë për ta bërë më të fortë lidhjen, kështu që mos nxirr justifikime për këtë. As mos e shty për më vonë.