17:01 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

Mos certifikimi i kandidatëve për deputetë, 7 apele në PZAP

 PZAP ka njoftuar se sot kanë arritur 7 apele, sa i përket mos certifikimit të kandidatëve për deputete, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

1-      Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës(PDAK)- Për shkak mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet nga ky subject politik, për arsye se njëri nga kandidatët ka qenë I dënuar për vepër penale.

2-      Partia e Ashkalive për Integrim- Ka sjellë tre apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të kandidatit Qazim Rrahmani për shkak të mos certifikimit të tijë në listë për pjesëmarrje në zgjedhje.

3-      PREBK-kandidati për deputet Muhamet Ali Mergjullar, për shkak mos certifikimit të tij për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurti 2021 nga ana e KQZ-së

4-      AAK-ja Për shkak mos certifikimit të Subjektit dhe kandidatëve për deputet nga ky subject politik.