16:19 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020

Mos dil me dikë që shpreh interes për ty sot, pastaj zhduket tre ditët e tjera…

Mos dil me djalin që të dërgon sinjale të pa-kuptuara. Ai që të komplimenton një ditë, dhe tregon interes për ty një ditë, por pastaj zhduket për tre ditët e tjera.

Dil me atë djalë, që dëshiron që e gjithë bota ta dijë që jeni bashkë. Ai që të fton në festat me familje, ta takosh kushërinjtë e tij. Që të mban dorën. Që mburret që ti je e dashura e tij, dhe nuk mund ta besojë se sa me fat është që të ka ty afër.

Dil me atë djalë që ti dëshmon ndjenjat e tij. Ai që nuk është i frikësuar ta pranojë se i mungon kur nuk je afër, dhe që do të kalojë më shumë kohë me ty.

Dil me atë djalë që është I sinqertë me ty, edhe nëse është e vështirë për të. Me atë që do të të tregojë të vërtetën, sepse mendon që ti e meriton ta dish atë.

Dil me atë djalë që do të të prezantojë si e dashura e tij tek shoqëria e tij, e jo të shtiret që ti je thjesht një shoqe.

Dil me atë djalë që nuk është i frikësuar të të dashurojë, të përkushtohet për ty. Ai që është serioz që të keni një të ardhme të mrekullueshme së bashku.

Dil me atë djalë që të kujton se sa shumë kujdeset për ty çdo ditë.

Me atë që të puth ballin para se të flini, dhe buzët para se të shkosh në punë.

Dil me atë djalë që kurrë nuk I vë në pikëpyetje ndjenjat e tij për ty…