15:26 / E Premte, 10 Mars 2023 / L K

Mos e humbisni epizodin e radhës të Cyber Zone nga IPKO në RTV 21

Në vazhdën e dokumentarëve me temën ‘Siguria Kibernetike’, mos e humbisni epizodin e radhës, ku do të mësoni më shumë rreth sigurisë së transakcioneve financiare dhe cfarë ofron IPKO për t’i bërë këto transakcione më të sigurta.

Dea Gjinali, më përvojë 20 vjeqare në IPKO, e cila punon direkt me klientë të biznesit, do të sqarojë në detaje se cilat janë rreziqet më të shpeshta me të cilat mund të përballen qytetarët gjatë kryerjes së transakcioneve financiare online si dhe masat që duhet të ndërmirren për të parandaluar që të bien pre e mashtrimeve.

Dokumentarët Cyber Zone janë krijuar nga IPKO në bashkëpunim me RTV 21, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, rreziqet me të cilat përballemi si dhe zgjidhjet që janë në dispozicion për tu mbrojtur.

IPKO, si lider në industrinë e telekomunikimit, ka gjithnjë në fokus klientin, dhe për këtë arsye është gjithnjë iniciatore që klienti të jetë sa më mirë i informuar rreth botës digjitale

Ndiqeni emisionin çdo të premte në RTV 21, në ora 21:30, dhe mësoni si të qëndroni të sigurtë në epokën digjitale.