Mos e humbisni/ Nga kjo orë nis performanca e Yll Limanit në “Sunny Hill”

Ashtu siç është bërë e ditur në rrjetet sociale, këngëtari i famshëm Yll Limani do të performoj sonte në festivalin “Sunny Hill”.
Për të gjithë fansat që e presin me padurim paraqitjen e tij, këngëtari zbuloi orën se kur do të dalë në skenë.
Me një video në Instagram, tregoi që rreth orës 21:00, do të nis performancën e cila sigurisht do të mbahet mend gjatë nga fansat.
Kështu që, mos e humbisni këtë mbrëmje spektakolare nga ylli i estradës./Indeksonline/