75 Mall Live Search
11:18 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / SH

“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”/ Vrasja në Kalanë e Beratit, zbardhet dëshmia e autorit

“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”, kjo ishte fraza që më pas sherri përfundoi në një krim, ku mbeti i vrarë në kalanë e Beratit, Keli Hoxha.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori i ngjarjes, 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha), pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos e prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar.

Korrespodenti i Top Channel, Bledi Korreshi, raporton se autori i ngjarjes ka dëshmuar në polici se pasi i ka thënë kështu, viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas, ai ka deklaruar se, pas këtyre sharjeve, në gjaknxehtësi e sipër, ai ka nxjerr thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar me thikë.

Më pas, ai deklaron së ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë, për t’i shpëtuar policisë.

Nga ana e tyre, familjarët e viktimës, kanë deklaruar në polici se sherri filloi vetëm pse viktima i kishte prekur kalin me dorë. Ata kanë deklaruar se familjari i tyre nuk e ka sharë dhe as ofenduar, por pronari i kalit e ka qëlluar me thikë papritur, pasi i kishte thënë “mos e prek kalin” dhe viktima i ishte përgjigjur “s’ka asgjë të keqe”