Mos ekzekutimi i pagave nga Ministria, Asociacioni i Komunave të Kosovës thërret mbledhje urgjente

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës nesër do të mbajë mbledhje urgjente.
Gazeta Blic mëson se kjo mbledhje vjen pas situtatës së fundit, ku Ministria e Financave nuk ka ekzekutuar plotësisht pagat e punonjësve të sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale.
Kujtojmë që sot ministri i financave Hekuran Murati tha se është bërë ekzekutim i pjesshëm i pagave, për shkak të grevave, ku grevistëve nuk u janë bërë pagesat.