19:06 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mos gaboni as ta ushqeni peshkaqenin, do ta pësoni! (Video)

Një turiste në Australinë Perëndimore duket se ka harruar sa të rrezikshëm janë peshkaqenët.

Ajo me mend në kokë, gjatë një vizite në një gji në Australi, Melissa Brunning i ofroi ushqim një peshkaqeni, transmeton Indeksonline.

Ngjarja ndodhi më 30 maj të këtij viti, kur Melissa po kënaqej me performancën e peshkaqenit që po sillej rrethit anijes.

Për një moment, peshkaqeni lodhet nga “provokimet e saj” dhe e sulmon gruan. Nga ngjarja, ajo mbeti pa një gisht të dorës, derisa theu këmbën dhe shqeu një ligament të këmbës.

Kur hyri në operacion, mjekët po ashtu i than se duhet të shërohej nga një infeksion që ia shkaktoi kafshimi i peshkaqenit.

Megjithatë, gruaja tha se nuk ishte faji i peshkaqenit të gjatë 2.2 metra për atë që ndodhi, pasi ajo vet kishte faj. /Indeksonline/