Mos gaboni kurrë të shikoheni në xhamat e kerreve në rrugë (Video)
Pothuajse secili i ka ndodhur kur ndodhet në rrugë, në mungesë të pasqyrës të shikohet në xhamat e zinj të veturave të parkuara.
Një vajzë e re, derisa po ecte ndalet dhe duke u shikuar në xhamin e veturës, nis të prek gjoksin për ta vendosur më lartë, transmeton Indeksonline.
Pastaj, shikon grimin dhe fut gishtin në hundë, veprim i cili i mbet në gjysmë, kur dikush nga brenda hap xhamin.
Vajza e turpëruar pa hequr gishtin nga hunda vazhdon rrugën. /Indeksonline/