75 Mall Live Search
20:39 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Mos hani ushqim kudo”, pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka këshilluar qytetarët të kujdesën gjatë sezonit të verës se ku konsumojnë ushqim.

Kjo për shkak se pakujdesia në ushqim shkakton epidemi me rrezik për jetën, transmeton Indeksonline.

“Jemi në sezonin e verës! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

MOS HANI USHQIM KUDO!
PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!

Çdo minutë sëmuren 44 persona, sot në botë sëmuren 23 milion persona në vit nga ushqimi jo i sigurtë dhe 4700 persona në vit vdesin nga ushqimi jo i sigurtë!

Këto të dhëna të OBSh janë vetëm maja e ajsbergut! Të dhënat e sakta nuk dihen”, thuhet në shkrimin e tyre./Indeksonline/