11:22 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mos i hani këto ushqime nëse doni të humbni peshë

Një regjim i rreptë i dietës dhe stërvitje të vështira nuk janë të vetmet opsione për të patur një bark të rrafshtë.

Në fakt, shumë njerëz kanë arritur të heqin dhjamin, që depozitohet kryesisht në zonën rreth barkut duke i bërë përditshmëri disa zakone të thjeshta siç janë pirja e një sasie të madhe të ujit si dhe largimi i disa ushqimeve nga menyja e tyre.

Nëse nuk keni kohë për palestër, eliminoni këto ushqime nga menyja juaj e përditshme dhe do të jeni në gjendje të rrafshoni barkun tuaj shumë shpejt.

Produktet e  qumështit

Qumështi dhe produktet e tjera të qumështit mund të ofrojnë një numër përfitimesh shëndetësore, por ato gjithashtu shkaktojnë gazra dhe fryrje të stomakut, kështu që ju duhet të shmangni këto ushqime sa më shumë që të jetë e mundur nëse dëshironi të keni një stomak të sheshtë.

Në rast se jeni vërtet i dhënë pas qumështit, zëvendësojeni atë më jogurt.

Ushqime të procesura, kafe, sheqer të rafinuar dhe alkool

Kafja dhe alkooli nxisin depozitimin e yndyrës së barkut, kështu që është më mirë për ju të shmangni ato nëse jeni duke u përpjekur të keni bark të rrafshtë.

Kripa

Kripa është një përbërës i zakonshëm që njerëzit i shtojnë gjellëve për të përmirësuar shijen e tyre. Megjithatë, kjo shkakton grumbullimin e ujit në trup duke e bërë stomakun të fryrë.

Mundohuni të shmangni këtë përbërës sa më shumë që të jetë e mundur.

Erëzat e djegsta

Erëzat e djegsta shpesh stimulojnë rritjen e sekrecioneve të lëngjeve të stomakut duke shkaktuar acarim. Plus, këto shtesa të zakonshme të ushqimit gjithashtu nxisin akumulimin e yndyrës në zonën e stomakut.

Kjo është arsyeja pse shmangia e këtyre erëzave është shumë e dobishme për të zvogëluar yndyrën e barkut.

Karbohidratet

Makaronat, buka,  ushqimet e ëmbla dhe ushqimet e tjera të pasura me karbohidrate janë të dëmshme për procesin e djegies së yndyrës.

Në vend të kësaj, duhet të përfshini më shumë ushqime të pasura me proteina në dietën tuaj.