75 Mall Live Search
22:26 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mos i përdorni këto produkte të fëmijëve, sipas studimeve janë rrezik për jetë e tyre!

Komisioni i Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit të ShBA-së ka lëshuar një paralajmërim kundër përdorimit të produkteve për gjumë për fëmijët.  

Sipas studimeve, kohën e fundit janë 73 foshnje, vdekja e së cilave është ndërlidhur me luhatëset që ndihmojnë fëmijët të bien më shpejt në gjumë, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Doktorët këshillojnë që foshnjat të flenë në shpinë, kjo pasi që kjo pozitë është edhe më e shëndetshme edhe më e sigurt.

The popular Fisher-Price Rock 'n Play Sleeper has been linked to the deaths of 30 infants and a Washington Post report claims it was not tested by the right doctors and slipped through the cracks of out-of-date safety regulations

Hulumtimet kanë zbuluar se një numër jo-proporcional i foshnjave kanë vdekur ndërsa flinin në produktet në fjalë, të cilat rezultojnë se nuk janë aspak të sigurta.

Hulumtimet, poashtu thonë se këto produkte rrisin rrezikun që bebet të rrokullisen dhe të mbyten deri në vdekje.

Në fillim të kësaj jave, senatori Kirsten Gillibrand nga Neë York u bëri thirrje zyrtarëve që të lëshojnë një thirrje kundër përdorimit për të gjitha produktet e dizajnuara në mënyrë të ngjashme. /Indeksonline/