17:20 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mos liberalizimi i vizave sjell dëshpërim tek qytetarët, kërkojnë që dikush të jap dorëheqje

Viti 2020 është dhënë si datë kur mund të ndodh liberalizimi i vizave për kosovarët.

Këtë lajm jo të mirëpër qytetarët e Kosovës e dha vet komisionari për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit i BE-së Johannes Hahn, që javën e kaluar ishte për një vizitë nëKosovë.

Ata që janë dëshpëruarmë së shumti nga kjo deklaratë janë qytetarët, të cilëve u ishte premtuar që brenda këtij viti vizat do të hiqen. Tashmë pas kësaj deklarate, qytetarët po kërkojnë që dikush të marrë përgjegjësinë dhe të jap dorëheqje për këtë dështim.

Mentor Rama, thotë sepër të  gjithë premtimet që u janë bërë brenda këtij viti, duke filluar nga ministrja e Integrimeve Evropiane e deri të gjithë të tjerët që kanë pasurpunë me viza do të duhej të jepnin dorëheqje.

Të njëjtin mendim e kaedhe Kadri Sojeva, i cili thotë se largimi nga postet që mbajnë është minimumi i përgjegjësisë që do të duhej të bënin udhëheqësit e institucioneve.

EdheIdriz Halaj, thotë se është i dëshpëruar se vizat nuk janë hequr. Madje, aithotë se është lodhur nga premtimet që tashmë e disa vite bëhen nga politikanët për këtë çështje.

Se qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave e thotë edhe profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, AfrimHoti.

Sipas tij  institucionet e Kosovës kanë treguar pakujdesi për ta përcjellë nga afër gjithë procesin e liberalizimit të vizave.

E për këtë Hoti thotë se minimumi i përgjegjësisë do të ishte dorëheqja e akterëve të institucioneve që janë të përfshirënë çështjen e liberalizimit të vizave.

Duke mos dashur të përmend emra, Hoti thotëse është koha e fundit që në institucionet e Kosovës të instalohet përgjegjësia.

Çështja e liberalizimit të vizave  përKosovën tashmë  ndodhet te Këshilli i Ministrave të BE-së dhe për këtë në vizitën e tij në Kosovë, komisionari për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit iBE-së, Johannes Hahn, ka deklaruar se liberalizimi mund të ndodhë në vitin2020.

Pothuajshe të gjithë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës gjatë tërë vitit kanë deklaruar publikisht se në fund të vitit qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në Evropë.