75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 14 Maj 2024 / AR

“Mos ma lër “seen” të lutem”, Ronaldo publikon ‘mesazhet’ midis Romeos dhe Erjoles

Pak ditë më parë, Graciano Tagani deklaroi se Romeo Veshaj i ka shkruar një mesazh Erjola Doçit jashtë Big Brother VIP3, megjithëse një gjë e tillë është mohuar nga dyshja.

Ditë e sotme miku i moderatores, Ronaldo Sharka ka postuar në Instastory një bisede të sajuar mes dy banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në bisedën e sajuar në rrjetet sociale, aktori ka flirtuar me Erjolën duke e ftuar atë për kafe, megjithëse kjo e fundit nuk ka pranuar që të dalë me të, duke ia lënë seen fillimisht.