16:11 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

‘Mos ma qani hallin’, Albërie Hadërgjonaj nënshkruan kontratën marramendëse (Foto)

Albërie Hadërgjonaj është një nga këngëtaret më të dashura për publikun, këngët saj janë kthyer në hite dhe dëgjohen nga të gjithë kudo e kurdo. Por prej disa kohësh ajo nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor dhe nuk e kishte bërë të ditur deri sot me çfarë po merrej në SHBA.

Kështu fansat e saj kanë filluar të komentojnë shumë faktin që Albërie shfaqet në evente luksoze duke diskutuar edhe se ku i gjen paratë.

Këngëtarja ja ka mbyllur gojën të gjithëve me një video ku bën të ditur se po mbyll një kontratë prej 20 milion dollarësh, kështu që s’kanë pse t’ja qajnë hallin.

“Vetëm mbarë më shkon kur ma qani hallin. Për të gjithë ata që më urrejnë dua të them se jam duke mbyllur një kontratë 20 milion dollarëshe”, shkruan Albërie.