“Mos më marrshin mësysh”, Alketa Vejsiu vendos hudhër në profilin e saj

Ishte këngëtare mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar.
Ajo vendosi që të mos largohej nga ekrani televiziv, mirëpo ka sfiduar veten në tjetër profesion, shkruan Indeksonline.

Duke u bërë një moderatore e përkryer, ajo ka arritur të ketë ndjekës të shumtë në Instagram, të cilët nuk hezitojnë ta komplimentojnë në çdo paraqitje.

Duket se kjo gjë po i pëlqen mjaft asaj, ku për hir të dashurisë ndaj tyre, ajo publikoi një hudhër në profilin e saj.
“Mos marrtë njeri mësysh asnjë nga ndjekesit e mi! Afërsisht 1.1 milionë hudhra varg do kisha bëre që të mos ju shohë e keqja kurre?❤️. Tag dike që s’ka hudhër me vete, por duhet ta mbajë?”, shkroi ajo duke u “frikësuar” se po e merr kush mësysh./Indeksonline/