75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / C E

“Mos më merr nga mami”, del videoja ku punonjësja norvegjeze merr me forcë dy vajzat shqiptare nga nëna

Është publikuar momenti ku punonjësa e shtetit norvegjez largon me forcë dy vajzat e vogla të çiftit Alitcia Forsberg dhe Armend Caushi.

Çifti shqiptaro-norvegjez denoncuan pak ditë më parë në “Abc-ja e mëngjesit” se shteti norvegjez iu kishte marë katër fëmijët e tyre dhe se nuk dinin ku ndodheshin, por vetëm komunikonin me ta nëpërmjet internetit.

Gazetarja e emisionit, Bora Shahini ka nxjerrë videon e momentit kur dy vajzat e vogla merren nga nëna me forcë ndërsa shihen duke qarë. “Jo, jo nuk dua të vij, dua të shkoj te mami”, dëgjohet duke thënë vajza e madhe. 

Në një tjetër video, shihet vajza e madhe Alice teksa shprehet se dëshiron të kthehet në shtëpi.

VIDEO 1

VIDEO 2