“Mos merrni drogë”, Beatrix habit me deklaratën e radhës

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Beatrix Ramosaj, gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale.
Brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Trixa ishte një nga banoret me të komentuar, pasi aty ajo krijoi një lidhje me aktorin Donald Veshaj.
Beatrix ka postuar disa momente nga ky spektakel, që, si duket, po i mungon.
Ramosaj ka ndarë një video në llogarinë e saj në “Instagram” teksa është duke kërcyer në oborrin shtëpisë së “BBV”.

Videoja është krijuar nga një faqe në “TikTok” dhe ka mbi shkrimin ‘’Ehe s’qënka gjë ky bari’’.
Beatrix e ka ripostuar në “InstaStory” teksa shkruan me shaka ‘’Mos merrni drogë fëmijë’’.