14:03 / E Premte, 22 Nëntor 2019

Mos ndrysho ngjyrën e flokëve, pa e lexuar këtë!

Në një periudhë në jetën tonë ne të gjithë kemi diskutuar a t’i ngjyrosim flokët a po jo. Gjithsesi, eksperimentimi me ngjyra të flokëve nganjëherë na del zonë e minuar, sepse jo domosdoshmërisht e dimë në mënyrë të sigurt se cila ngjyrë na rri bukur e cila jo dhe aq.

Po para se të ndërmarrim hapin e ndryshimit këto janë gjërat që ne duhet të dimë:

Për ngjyrën perfekte ne duhet të dimë nëntonet e lëkurës sonë

Nëse anoni më shumë kah tonet më të ftohta, nga ato më të ngrohta ose edhe ato neutrale, kjo determinon sa bukur do ju rri një ngjyrë. Vendosni për një ngjyrë që është e kundërta e nëntonit tuaj të lëkurës, sepse ngjyra rri më bukur nëse është në kontrast me lëkurën tuaj.

Nëse keni nëntone më të ftohta ju shkojnë më bukur ngjyra më të ngrohta shembull si nuancat e portokallies ose të verdhës. Konsideroni një ngjyrë floku kafe të artë.

Nëse keni nëntone të ngrohta do ju përshtaten më bukur ngjyra qe janë më të ftohta me nuanca në spektrin e së kaltërtës. Një zgjedhje e mirë do ishte bjonde platinum.

Ndoshta duhet të përdorni zbardhues floku

Në momentin që keni zgjedhur ngjyrën tuaj të flokëve duhet të kujdeseni për to që ngjyra që vendosni të arrijë potencialin e saj. Nëse keni vendosur për ngjyra të hapura, mënyra më e mirë (ose edhe e vetmja) është që të zbardhni flokët tuaj. Nëse keni vendosur për nuanca të mbyllura, zbardhja nuk është totalisht e nevojshme, por keni në mendje që ngjyra do të njollosë flokun tuaj dhe do të jetë më e vështirë të riktheni ngjyrën tuaj natyrale!

Mbajeni mend, nuk mund të hapni ngjyrën e flokëve përsëri (pa zbardhues)

Nëse keni bërë flokët tuaj ngjyrë shumë të mbyllur – floku juaj ka marrë të gjithë pigmentin që mund të mbajë. Mendoni për flokët tuaj si një gotë, nëse është e mbushur nuk mund të shtoni më shumë! Mënyra e vetme të ndryshoni ngjyrën e flokëve në ngjyrë më të hapur është që të zbrazni gotën dhe të nisni nga fillimi. Nëse keni ngjyrosur flokët një ngjyrë të mbyllur nuk mund ta hapni duke vendosur sipër ngjyrë më të hapur. Nëse doni ngjyrë të kuqe të flokëve dhe i keni flokët ngjyrë të zezë, nuk do të vërehet, përveçse nëse largoni ngjyrën me zbardhues.

Kujdesi pas ngjyrosjes është esencial

Sa më shpesh që lani flokët, aq më shpejtë do ta humbni ngjyrën e flokëve. Kur mundeni evitoni larjen e flokëve, po kur ti lani përdorni ujë të ftohtë sepse mbron ngjyrën. Evitoni shampot me kimikate të forta ose sulfate sepse dëmtojnë flokun tuaj tej mase. Në vend të shampos fokusohuni në kondicionerë dhe mundohuni të zvogëloni përdorimin e shampos. Kondicioneri krijon një barrierë mbrojtëse për flokun dhe bën që ngjyra juaj të zgjasë më shumë.