20:12 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mos raportimin e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial para deputetëve e ‘arsyeton’ njohësi i çështjeve juridike

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial gjatë ditës së sotme kanë refuzuar raportimi para Kuvendit të Kosovës, kjo pasi që me Kushtetutë dhe ligj nuk e kanë obligim.

Ehamt Miftaraj nga Insituti i Kosovës për Drejtësi, ka shkruar në Facebook se organizata që përfaqëson ka potencuar në vazhdimësi se me Kushtetutë dhe ligj, partitë politike me qëllim i kanë ofruar super pavarësi sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

“Thjeshtë politika ka interes që ata zyrtarisht të mos i raportojnë askujt, e privatisht, normal i raportojnë vetëm politikës edhe atë nëpër restaurante, kafe, shtëpi të tyre të bashkuar rreth qengjave të pjekur, rakisë e ushqimeve më të mira”, ka shkruar Miftaraj.

Sipas tij ani pse qytetari ka interes me marr informacion nga KGJK dhe KPK për shumë çështje e nuk ka mundësi me marr kjo pasi që “politika ka interes për një sistem të kapur dhe një sistem që raporton në të zezën”.

Qytetari i thjeshtë ka interes me marr përgjigje si psh lidhur me pagat që i marrin gjykatësit e prokuroret deri 3300 Euro në muaj, mungesën e efikasitetit, llogaridhënies, transparencës, politizimit, nepotizmit, krimit që është brenda këtij sistemi, lidhjeve apo rrjetit kriminal brenda këtij sistemi e shumë e shumë çështje tjera”, ka shkruar ndër të tjera Miftaraj.

Postimi i plotë i tij:

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial sot me të drejtë kanë refuzuar raportimin para Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi me Kushtetutë dhe ligj nuk e kanë obligim.

IKD në vazhdimësi ka potencuar se me Kushtetutë dhe ligj, partitë politike me qëllim i kanë ofruar super pavarësi sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Thjeshtë politika ka interes që ata zyrtarisht të mos i raportojnë askujt, e privatisht, normal i raportojnë vetëm politikës edhe atë nëpër restaurante, kafe, shtëpi të tyre të bashkuar rreth qengjave të pjekur, rakisë e ushqimeve më të mira.

Me fjale tjera, qytetari ka interes me marr informacion nga KGJK dhe KPK për shumë çështje e nuk ka mundësi me marr sepse politika ka interes për një sistem të kapur dhe një sistem që raporton në të zezën.

Qytetari i thjeshtë ka interes me marr përgjigje si psh lidhur me pagat që i marrin gjykatësit e prokuroret deri 3300 Euro në muaj, mungesën e efikasitetit, llogaridhënies, transparencës, politizimit, nepotizmit, krimit që është brenda këtij sistemi, lidhjeve apo rrjetit kriminal brenda këtij sistemi e shumë e shumë çështje tjera.

Normal me këtë lloj qeverisje kurrë kjo s’ka me ndodh. Kjo qeveri e ka me interes të madh me vazhdu kjo gjendje.

Sepse një sistem i drejtësisë i pavarur nënkupton të korruptuarit në burg, e qe besa askush nuk e qon vetën ne burg.