75 Mall Live Search
10:20 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mosrespektimi i Ligjit anticovid, policia brenda ditës shqipton 825 gjoba

Brenda 24-orëve të fundit, Policia e Kosovës ka ndëshkuar 825 qytetarë për mos respektim të ligjit anticovid-19.

Tiketat, sipas policisë janë shqiptuar në rajone të ndryshme të Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Gjatë shqiptimit të tyre, në disa raste të dyshuarit kanë penguar zyrtarët policorë./IndeksOnline/