22:01 / E Diele, 30 Janar 2022 / AR

Mos ta harrojmë “Zgjoin” për “Oscars”, Kosova merr mbështetje nga kuratorja e “Sundance Film”

Filmi “Zgjoi” ka arritur të korr suksese të mëdha në industrinë e filmit.

Së fundmi është nominuar për çmimin ‘Oscars 2022’, shkruan Indeksonline.

Kuratorja e programit të filmave në “Sundance Film Festival”, Kim Yutani, ka vendosur ta përkrahë Kosovën në këtë nominim.

“Të mos e harrojmë ‘Zgjoin’”, ka shkruar ajo duke treguar se filmi vitin që e lam pas ishte në mesin e të shpërblyerve në “Sundance Film Festival”.

Gjithashtu, shkruan se “Zgjoi” ka bërë histori me tri çmimet kryesore në kategorinë “World Cinema”.

Ishte fitues i çmimit për regjinë më të mirë dhe mori edhe çmimin e jurisë e atë të audiencës./Indeksonline/