75 Mall Live Search
10:49 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / L K

“Mos u bëfsh për morgun e Pejës”, pamje shqetësuese, viktimat dërgohen para bërrllokut

Morgu i Pejës është në situatë alarmante. Vendi ku dërgohen viktimat është i stërmbushur më bërllok dhe me kushte shqetësuese të punës.

Shtrata të hudhur, shkallë të bllokuara nga bërlloku, aromë e pakëndshme dhe gjithçka tjetër mund të shohësh tek hyrja e morgut në Pejë.

Krejt kjo situatë reale ndodhet pak metra larg zyreve të drejtorëve dhe udhëheqësve të këtij institucioni në Pejë.

Një nga familjarët ka treguar për Indeksonline se është mërzitur dy herë më shumë për vdekjen e familjarit të tij kur ka parë se në çfarë kushtesh të rënda po i jipet lamtumira anëtarit të familjes së tij./Indeksonline/