Mos u mendoni shumë për dhuratën e Shën Valentin-it, kjo është ideja më e re!
Trëndafilat janë të kuq, turshit janë të gjelbra.
Kjo është pikërisht një kthesë e pazakontë tradicionale, pasi turshi tashmë janë bërë hit si një buqët romantike për Shën Valentin.
Buqeta në fjalë filloi të shfaqet në Amerikë në afërsi të ditës së të dashuruarve.

Kompania e cila ka lansuar këtë thotë se është krijimi i parë i kësaj buqete, që ngjason me trëndafilat por sigurisht përsëri është shumë ndryshe.
Kombinimi është bërë në mes hudhrës, specave, karrotës dhe trangujve.
Pra nëse nuk dini çfarë t’i dhuroni të dashurit/es për Shën Valentin, me 14 shkurt, këtu keni një ide të re./Indeksonline/