75 Mall Live Search
13:20 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Mos u nisni për Brezovicë, gjendja s’është aspak e mirë atje

Reshjet e borës në Brezovicë kanë bërë që shumë vetura që gjenden atje të mbesin të bllokuara.

Një grup i njerëzve që bredhin vendeve turistike në Kosovës, i quajtur “Kosovo Outdoor GURU”, ka publikuar fotografi në Facebook nga Brezovica.

Sipas fotove, temperaturat e ulëta, rënia e borës e era e fuqishme kanë ndryshuar që prej dje.

Megjithatë, sipas njoftimit, janë duke u bërë përpjekje që bora të largohet dhe të nis qarkullimi normal.

“MOS U NISNI!!! Prej vikendicave rruga eshte e bllokuar. Veturat ne parking kane mbetur te bllokuara gjithashtu. Bllokim total. Mos u nisni!!!  Ju lajmerojme nderkohe nese pastrohet rruga”, thuhet në mbishkrimin e fotove të publikuara. /Indeksonline/