Mos u nisni për Podujevë – kolona dhjetë kilometërshe në dy drejtimet

Kolona të gjata janë krijuar në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë dhe anasjelltas.
IndeksOnline ju sjell pamjet:
Sipas videos, kolonat janë të gjata me dhjetra kilometra.
Qytetarët kanë sygjeruar që mos t’ia mësyni rrugës për Podujevë, ose të prisni edhe ca kohë për të marrë këtë rrugë.
Po ashtu, shkak i këtyre kolonave është mos përfundimi i kësaj magjistrale, të cilën e premtuan të gjitha Qeveritë se do të rregullohet në kohë rekorde.
Ndërkohë, vlen të theksohet se numri i madh i mërgimtarëve në Kosovë ka bërë që të ketë komunikacion të dendur.
Rruga Prishtinë-Podujevë është thuajse rruga më e ngarkuar kohëve të fundit.
/IndeksOnline/