08:55 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Mos ua mësyni sot këtyre rrugëve në Prishtinë, janë të mbyllura për qarkullim

Për shkak të punimeve, prej sot e deri të shtunën në orën 18:00, do të mbyllen për qarkullim tri rrugë në Prishtinë.

Rruga “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega” do të jenë të bllokuara.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tashmë po bëhen punimet në shtresën finale të asfaltimit.

“Për shkak të punimeve të shtresës finale të asfaltit, rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashe Tepelena” dhe “Karl Gega” do të mbyllen për qarkullim, prej ditës se premte, 23 tetor nga ora 07:30 deri të shtunën, 24 tetor në orën 18:00. Ju lusim që qarkullimin e juaj të e planifikoni bazuar në këtë njoftim dhe që gjate kësaj kohe të i shfrytëzoni rrugët alternative. Ju faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e komunës.