75 Mall Live Search
10:01 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

“Mos vdeksh”, gratë e Maradonës në luftë për pasurinë e tij

Hetimi për vdekjen e Diego Armando Maradonas po vazhdon ende. Aktualisht fajtorë po llogariten dy mjekët e tij, Leopoldo Luque dhe Agustina Cosachov.

Por, luftë më e madhe është duke u bërë për përfitimin e pasurisë së tij. Ish-gratë e Maradonës dhe vajzat e tij kanë nisur procese gjyqësore për të marrë pasurinë e ish-legjendës.

Proceseve u janë futur edhe motrat e Maradonës, të cilat thonë se ligjërisht pasuria u takon atyre.

Ana, Dalma, Gianina, Claudia, Rocia, Dieza janë vetëm disa nga emrat që kanë nisur procese gjyqësore për të përfituar “lekët” e trashëguara nga Maradona./Indeksonline/