11:38 / E Premte, 12 Korrik 2019

Mos vendosni limon në pijen tuaj!

Një fetë e limonit që zakonisht ju preferoni ta shtoni në ujë, çaj e lëngje të ndryshme, disa studime tregojnë se kjo shije shtesë mund të ju sjell rreziqe në shëndetin tuaj.

Një studim i botuar në një gazetë të Shëndetit Mjedisor ku studiuesit u munduan të kuptojnë nëse fetat e limonit të shërbyera me pije në restorante ishin të kontaminuara me viruse apo bakterie, rezultatet e tyre ishin shqetësuese.

Hulumtuesit grumbulluan 76 feta limoni nga 21 restorante të ndryshme. Pothuajse 70 për qind e mostrave të tyre të grumbulluara prodhuan një rritje mikrobiale në lëkurën, ose mishin e tyre, ose në të dyja – dhe të gjitha mikrobet kanë potencial të shkaktojnë një lloj sëmundjeje.

Por, prej nga vjen gjithë ajo ndotje? Sipas hulumtuesve të Universitetit Clemson të cilët e rishikuan temën, mund të vijnë qysh nga fillimi, nga duart e kontaminuara, si dhe nga prerja në dërrasa apo enë.

Studimi i tyre zbuloi se kur duart e ndotura me bakteriet ‘E. Coli’ (baktere të gjetura në mjedis, ushqime dhe zorrë të njerëzve dhe kafshëve) prekin limonin e lagur, bakteriet  transferohen 100%.  Ndërsa nëse limoni është i thatë, ky transferim ndodh vetëm 30%.

Nëse limoni juaj është i ndotur, studiuesit thonë se kjo nuk do të thotë gjithmonë se do të sëmurësh. Nëse keni një sistem të shëndetshëm imunitar, ndoshta mund të luftoni bakteriet, por kushdo që ka sistem imunitar të dobët duhet të jetë i kujdesshëm. Megjithatë, edhe nëse mendoni se keni sistem imunitar të fortë keni kujdes nga numri i madh i bakterieve që mund ti merrni./Indeksonline/