11:11 / E Hënë, 30 Janar 2023 / k.v

Mos zbatimi i ligjit mbi skemat pensionale të financuara nga shteti, sindikatat e duan ministrin Murati në interpelancë

Sindikatat e nëpunëseve shtetëror të Kosovës dhe Sindikata e ish-policëve të Kosovës/viteve të 90-ta, i ka nisur një letër Komisioneve përgjegjëse të Kuvendit të Republikës së Kosovës për ta ftuar në interpelancë ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, për të kërkuar nga ai moszbatimin e mëtutejshëm të dispozitës së nenit 8 al.2 të Ligjit mbi skemat pensionale të financuara nga shteti. Dispozitë kjo diskriminuese sipas këtyre dy sindikatave dhe shumë poshtruese edhe për të përndjekurit politik edhe për shtetin e Kosovës, e suprimuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës si antikushtetuese dhe e cila trajton qytetarët e Kosovës në mënyrë të pabarabartë/diskriminim!

“Është më se e qartë se Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë vendime definitive, dhe përgjithësisht të obligueshme dhe të ekzekutueshme për të gjitha Institucionet e Kosovës. Gjykata Kushtetuese e ka suspenuar normën ligjore, nga shkaku se ajo është abuzive, nënçmuese, dënuese dhe diskriminuese dhe çdo vazhdim i aplikimit të saj thellon diskriminimin më barbar me një ligj të mjerë ndaj kategorisë së shumëvuajtur nga regjimi i Millosheviqit (1990/1999)!”, thuhet në letrën e sindikatave që ka shkuar në adresë të Komisionit për të drejtat e njëriut, atë për shëndetësi dhe mireqënie sociale dhe në komisionin për buxhet, punë dhe transfere.

Mirëpo, sipas sindikatave të nëpunëseve shtetëror të Kosovës dhe sindikatës së ish-policëve të Kosovës/viteve të 90-ta, kjo vuajte, dënim, shantazhim dhe përbuzje po vazhdon mjerisht tash e dy vjet edhe nga ana e ministrit Murati, i cili duke u treguar edhe mosnjohjes totalisht i lëmisë së mirëqenies sociale por edhe si një lloj kryeneçi po vazhdon ti dënojë pa mëshirë me vetëdije tash e dy vjet kategorinë e shumë vuajura nga regjimi i Millosheviqit, duke mos e ndërprerë këtë diskriminim barbar qoftë edhe pas Njoftimit të Gjykatës Kushtetuese se e ka suspenduar dispozitën më poshtruese që kanë mundur ndonjë shtet i Ballkanit ta instaloj, siç është instaluar në Ligjin e mjerë-të ashtuquajtur Ligji 04/L- 131, Ligj si të ishte përpiluar mu në qëndër të Beogradit, e nuk jemi në dijeni pse po e ruan me aq nostalgji ministri i tri ministrive -Murati!

“Pra Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka vërtetuar se norma ligjore e nenit 8 par. 2 të Ligjit mbi Skemat pensionale të financuara nga shteti nuk ka qënë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës duke shkaktuar pabarazi -diskriminim në mes të qytetarëve të Kosovës për një periudhë të njëjtë kohore(1990-1999!),kurse ministri Murati as që ndërmerr ndonjë masë. Ndoshta ministri Murati,si i ri në atë këtij ministri po ti merrej e drejta elementare e punës për 10 vjet për motive politike sikurse iu mor me dhunë të dëbuarë kohë nuk e ka përjetuar këtë vuajtje dhe nuk e kupton efektin e rëndë të diskriminimit, por sikur ve politik nga regjimi,(përkundër faktit se ky diskriminim do të ishte më i butë, pasi do të zbatohej me ligjet e Kosovës e jo të Serbisë dhe me një procedurë ligjore, e jo si e të përndjekurëve politik!), atëherë besojmë se ky ministër mirë do ta kuptonte fenomenin e diskriminimit dhe pasojat e rënda që i lënë te ata dhe familja e tyre që e përjetojnë !Ky minister si duket nuk e njeh mirë as lëminë e mirëqenies sociale, i cili tash e dy vjet e ka bllokuar totalisht, duke mos zgjedhur as drejtues të organeve kompetente të mirëqenies tash e dy vjet por /ud,sikur ta kishte privatizuar këtë ministri të mjerë! Prandaj kërkesa e Sindikatave tona është, që ky ministër të ftohet në interpelancë dhe të zotohet, se kur po e ndal këtë dispozitë famoze më poshtruese që ka mundur ta instaloj të ligj një shtet i Ballkanit! Edhe përkundër që ndoshta do tu jep ndonjë premtim,është vështirë ti besohet këtij ministri – kryeneç, i cili edhepse siç na ka njoftuar me shkrim kryetarja e komisionit për të drejtat e njeriut /dy herë ka caktuar afate, për ta proceduar gjoja ndryshim- plotësim ligjin në Kuvend, por jo vetëm që se ka përmbushur këtë premtim por as nuk ka dhënë arsyet pse nuk e ka bërë”, thuhët ndër të tjuera në letrën e sindikatave.

Më poshtë gjeni letrën e plotë: