75 Mall Live Search
11:07 / E Martë, 01 Tetor 2024 / H F

Mosekzekutimi i pagave, Hykmete Bajrami ia “zë kokën” ministrit Murati

Ish- ministrja e Ekonomisë, Hykmete Bajrami me anë të një statusi ka komentuar mos ekzekutimin e pagave në sektorin publik.

Sipas saj, qeveria është në shkelje të ligjit që pozitën e drejtorit të Thesarit dhe dhjetra pozita të tjera po i mban më shumë se 12 muaj me ushtrues detyre

“Qeveria e cila e ka shkelë 10 herë Kushtetën e Republikës së Kosovës, kjo që po i mban peng kundërligjshëm gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues dëtyre, nuk e ka problem sot edhe pse në kundërshtim me ligjin me e caktu dikë ushtrues dëtyre në Thesar në mënyrë që me procedu me ekzekutimin e pagave, normalisht nëse dikush nga zyrtarët pranon që të bëhet viktima e tyre e radhës, e them viktimë sepse mandati i qeverisë përfundon e këta zyrtarë që mbajnë jashtëligjshëm pozita do të përballën me pasoja ligjore në të ardhmën.Pra, qeveria është në shkelje të Ligjit që pozitën e drejtorit të Thesarit dhe dhjetra pozita të tjera po i mban më shumë se 12 muaj me ushtrues detyre”, ka shkruar mes tjerash ajo, transmeton IndeksOnline.

Statusi i saj i plotë:

Qeveria e cila e ka shkelë 10 herë Kushtetën e Republikës së Kosovës, kjo që po i mban peng kundërligjshëm gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues dëtyre, nuk e ka problem sot edhepse në kundërshtim me Ligjin me e caktu dikë ushtrues dëtyre në Thesar në mënyrë që me procedu me ekzekutimin e pagave, normalisht nëse dikush nga zyrtarët pranon që të bëhet viktima e tyre e radhës, e them viktimë sepse mandati i qeverisë përfundon e këta zyrtarë që mbajnë jashtëligjshëm pozita do të përballën me pasoja ligjore në të ardhmën.

Pra, qeveria është në shkelje të ligjit që pozitën e drejtorit të Thesarit dhe dhjetra pozita të tjera po i mban më shumë se 12 muaj me ushtrues detyre. Qeveria është në shkelje të ligjit që nuk i kanë ekzekutuar pagat dje dhe do të bëjnë shkelje të ligjit kurdo që vendosë me bë një ushtrues dëtyre tjetër në Thesar, apo me emëru dikë aty në mënyrë që me pasë mundësi me bë ekzekutimin e pagave për mbi 80 shërbyes civilë.

Kjo thotë shumë për paditurinë e tyre dhe mungesën e vullnetit për të respektu edhe ligjet që vetë ata i kanë hartu dhe i kanë aprovu.