23:07 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Moses arrinë marrëveshjen me Interin, nesër kryen testet mjekësore

Viktor Moses ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane, Interin dhe pritet që sonte të arrijë në Itali kurse gjatë ditës së nesërme të kryejë testet mjekësore.

Sipas gazetadellosport ai ka kaluar te Interi në formë huazimi, futbollisti vitin e fundit e ka kaluar te Fenerbahce në formë huazimi nga Chelsea.

Futbollisti kishte qenë një nga zbulimet më të mëdha te Conte te Chelsea, ku arriti ta shndërroj atë në një super futbollistë, i cili ka durim dhe teknikë mahnitëse./Indeksonline/.