15:11 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Mosha e personave që vdiqën nga Covid19

Gjatë 24-orëve të fundit është raportuar nga IKSHPK-ja se si pasojë e infektimit me virusin Covid-19, pesë persona kanë vdekur.

Ndërsa mosha e tyre sillet nga 65 deri 89 vjeç.

“Brenda 24-orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (80 vjeç)”, thekson raporti.

Ndryshe brenda 24-orëve të fundit janë infektuar 445 persona me Covid-19, ndërsa janë shëruar 246 persona.