Mosha është vetëm numër, 41-vjeçari Oscar Cardozo nuk ndalet duke shënuar gola

Skuadra e Libertad Asuncion ka shënuar fitore 3:0 ndaj Nacional Asuncion në elitën e futbollit paraguajan.
Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi i famshëm, Oscar Cardozo që për dikë mund të jetë e çuditshme se si ende është duke luajtur futboll, shkruan Indeksonline
41-vjeçari realizoi një gol të bukur në minutën e 21-të dhe bëri një asist në minutën e 39-të, duke konfirmuar formën fantastike përkundër moshës.
Ish-sulmuesi i Kombëtares së Paraguait gjatë karrierës së tij deri tani ka shënuar 185 gola, ka bërë 30 asiste me klubet, si: Benfica, Trabzonspori, Olympiacos dhe Libertad Asuncion./Indeksonline/
O ano é 2025 e Tacuara Cardozo continua a marcar.pic.twitter.com/pawsJlw0sZ
— B24 (@B24PT) January 30, 2025