15:30 / E Martë, 25 Janar 2022 / k.v

Mosha më e prekur me COVID-19 është prej 10 deri në 19-vjeç

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2.707 raste të reja me virusin Covid-19.

Sot janë shënuar edhe dy raste të vdekjeve ku njëri rast është në komunën e Kamenicës (mosha 50-59) dhe një në atë të Gjakovës (mosha 40-49), shkruan IndeksOnline.

Mosha më e prekur me Covid-19 së fundi është ajo nga 10 deri në 19 vjeç.

Të dhënat e fundit nga IKSHPK tregojnë se brenda 24 orëve të fundit janë infektuar 830 persona në grup moshën 10-19-vjeç,/IndeksOnline/