75 Mall Live Search
09:57 / E Diele, 02 Korrik 2023 / Gj. Sh

Mosha nuk është problem, Buffon drejt Arabisë Saudite

Edhe pse 45-vjeçar, portieri legjendar Gianluigi Buffon, vazhdon ende të luaj futboll.

Buffon sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Parmas, ku nuk arriti të inkuadrohet në Serie A, pasi u eliminua në fazën e play-offit, nga Cagliari, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse 45 vjeç, portiere italian nuk e ka në plan të largohet nga futbolli aktiv, pasi karrierën mund ta vazhdoj në Arabinë Saudite.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Buffon ka një ofertë nga një klub arab, me një pagë prej 15 milionë eurove.

Ish-kampioni i botës dhe nënkampion i Evropës me Italinë ka luajtur 975 ndeshje për klube dhe 176 për kombëtaren në karrierën e tij. Me Juventusin, ai ishte 10 herë kampion i Italisë dhe tre herë finalist i Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/