75 Mall Live Search
17:34 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / BA

Moska dhe Teherani nënshkruajnë marrëveshjen e re, dy shtetet do të ndërtojnë centrale bërthamore të përbashkëta në Iran

Rusia dhe Irani do të nënshkruajnë marrëveshje këtë javë për të ndërtuar centrale të reja bërthamore në Iran, tha kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, siç raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Eslami, i cili është gjithashtu nënpresident i Iranit, i bëri këto komente gjatë një vizite në Moskë.

Qeveritë perëndimore akuzojnë Teheranin se nuk i është përmbajtur një marrëveshjeje të vitit 2015 me fuqitë botërore që synonte ta parandalonte atë nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Irani mohon çdo qëllim të tillë dhe Rusia thotë se mbështet të drejtën e Teheranit për energji bërthamore paqësore.