Moska: Gati korridoret humanitare për popullatën

Ushtria ruse është e gatshme të krijojë korridore humanitare për të evakuuar popullsinë ukrainase. Këtë e ka bërë të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Pala ruse ka krijuar tashmë të gjitha kushtet e nevojshme për evakuim të sigurt. Ne jemi të gatshëm të krijojmë korridore të përshtatshme humanitare në çdo drejtim në çdo kohë”.
Kjo u raportua nga kreu i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare Ruse, Mikhail Mizintsev në një konferencë për mediat.