13:29 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Moska i bën bashkë politikanët, që e “luftojnë” Kosovën si shtet

Moska i ka bërë bashkë politikanët antiamerikanë e antikosovarë.

Vuçiqi, Putini e Dodiku kanë qenë disa nga liderët që janë bashkuar sot në paradën e 75- vjetorit të fitores ndaj fashizmit e cila është mbajtur në Moskë.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka qenë i shoqëruar nga Vuçiqi, presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë, Millorad Dodik, ministri i Mbrojtjes së Federatës Ruse, Sergei Shoigu, presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko dhe presidentin e Osetisë së Jugut, Anatoly Bibolov.

Që të gjithë njihen si politikanë që “luftojnë” Kosovën si shtet në të gjitha ngjarjet.

Nga kjo ngjarje, Vuçiqi do të niset për në Washington ku do të jetë përballë palës kosovare në bisedimet e udhëhequra nga Grenelli.

Me siguri që Vuçiqi është shërbyer me porosi nga “dirigjentët” rusë para bisedimeve që do të udhëhiqen nga superfuqia e quajtur SHBA./Indeksonline/