17:31 / E Enjte, 18 Prill 2024 / FR

Moska: Kievi vazhdon të shpallë hapur sulme terroriste ndaj Rusisë

“Regjimi i Kievit vazhdon të shpallë hapur sulme të planifikuara terroriste ndaj Rusisë”.

Kështu u shpreh në një konferencë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të vendit Maria Zakharova.

“Regjimi i Kievit vazhdon të shpallë hapur sulme të planifikuara terroriste në territorin rus, detajet e të cilave, nuk do ta besoni, janë diskutuar tërësisht në shtypin perëndimor”, tha diplomatja.

Përveç kësaj, Zakharova renditi sulmet ukrainase në të cilat u plagosën civilë rusë. Ajo gjithashtu vuri në dukje faktin se shërbimet speciale të Ukrainës nuk heqin dorë nga përpjekjet për të “masakruar ish-bashkatdhetarët e tyre”.