Mosmarrëveshja midis 8 personave përfundon me tentativë vrasjeje në Vushtrri

Janë arrestuar tetë të dyshuar në Vushtrri për arsye se si pasojë e një mosmarrëveshje dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë ajrore, tri gëzhoja dhe 24 fishekë, transmeton IndeksOnline.
Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Tentativa e vrasjes ka ndodhur mesditën e së mëkurës, ndërsa sipas policisë me urdhër të prokurorit janë hapur rastet: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Tentativë vrasjeje, Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës./IndeksOnline/