75 Mall Live Search
10:11 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / k.v

Mosmarrëveshja në Gjakovë përfundon me tentativë vrasjeje

Është arrestuar një person i dyshuar në Gjakovë, pasi që ai njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje me viktimën, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrës së këtij të fundit.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me urdhër të prokurorit, njësitet policore kanë bërë bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit, por nuk kanë arritur ta gjenin armën e cila dyshohet të jetë përdorur në atë rast.

Vrasja në tentativë sipas policisë ka ndodhur të martën në orën 13:00, transmeton IndeksOnline.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje, kurse rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/