Mosmarrëveshja në trafik përfundon me kanosje me armë në Pejë, arrestohet një person
Një burrë është arrestuar pasditen e së mërkurës në Pejë, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, kishte kanosur me armë zjarri një tjetër.
Policia ka bërë të ditur se njësitet kompetente gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë jofunksionale pa municion.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi si për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion dyshohet se kishte kanosur me armë viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar veturën. Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë jofunksionale pa municion. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton raporti 24-orësh i PK-së.

